Pastrohet bora, QKMK-ja njofton se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e kalueshme - NACIONALE

Pastrohet bora, QKMK-ja njofton se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e kalueshme

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Sipas njoftimi të qendre, kjo është bërë e mundur pasi pastrimit të bores që ka rënë gjatë natës dhe po vazhdon të bije.

“Ju njoftojmë se pas komunikimit me Policinë e Malit të Zi në Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, pasi që është pastruar nga bora, mirëpo për shkak të reshjeve që ende po vazhdojnë, të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, është thënë në njoftim e QKMK-së.

Lajme të ngjashme