Pasoja “edhe më të rënda” për Kosovën nëse s’themelohet Kuvendi as dy-tre muajt e ardhshëm, thonë nga IKD - NACIONALE

Pasoja “edhe më të rënda” për Kosovën nëse s’themelohet Kuvendi as dy-tre muajt e ardhshëm, thonë nga IKD

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasoja serioze për vendin, parashohin nga Instituti Kosovar për Drejtësi, refezuar bllokadës së Kuvendit të Kosovës, me Lëvizjen Vetëvendosje e cila nuk ka shumicë parlamentare dhe nuk po arrinë të zgjedhë emrin e vet për Kryetar të Kuvendit.

Naim Jakaj nga IKD tha për “Ekonomia Online” se pasojat ndja vendit veçse do të vinë të rëndohen muajve në vijim nëse situata e tillë mbetetet.

“Prej 15 prillit, kur është dashur të konstituohet Kuvendi, pasojat janë në dy rrafshe: në rrafshin e jashtëm dhe atë të brendshëm. Në rrafshin e jashtëm tashmë pasojat janë evidente. Kosova dështoi të jetë pjesë e agjendës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës dhe për këtë çështje përgjegjëse është shumica parlamentare,

partia e cila ka të drejtën të propozojë kryetarin e Kuvendit dhe shkon pastaj edhe me votimin e mandatarit. Çështja e dytë që në mungesë të Kuvendit të Kosovës tashmë është duke dështuar të marrë fondet në Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, fillimisht duke mos u votuar ose duke mbetur pezull dy marrëveshje ndërkombëtare”, tha Jakaj.

“Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e përditshme. Sa i përket rrafshit të brendshëm, po vonohen reformat në drejtësi, sistemet pensionale e sociale si dhe politikat fiskale. Aktualisht Kosova është në minus për shkak të aspekteve që i përmenda. Nëse shkohet edhe dy-tre muajt e ardhshëm pa konstituim të Kuvendit dhe pa formim të Qeverisë, normalisht situata mund të përkeqësohet edhe më tej. Pasojat do të jenë edhe më të rënda për vendin”, paralajmëroi Jakaj.

Lajme të ngjashme