Pasi ndau 2 milionë euro për biletat e mërgimtarëve, Kurti u uron Bajramin kosovarëve: Le të udhëhiqemi nga solidariteti
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uruar besimtarët mysliman për festen e Kurban Bajramit.
Pak orë pasi mori vendimin skandaloz për ndarjen e 2 milionë euro për biletat e mërgimtarëve, ai ka shkruar se çdo ditë njerëzit duhet të udhëhiqen nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti.
“Gëzuar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, qytetarëve tanë, shqiptarëve kudo! Le të udhëhiqemi çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë. T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si mirënjohje për bekimet që gëzojmë dhe ushtrim për sakrificën si virtyt i lartë njerëzor. Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.