Pasi iu hakua Facebook-u, flet Bulliqi: Po lypin para e po dërgojnë mesazhe joetike - NACIONALE

Pasi iu hakua Facebook-u, flet Bulliqi: Po lypin para e po dërgojnë mesazhe joetike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është hakuar llogaria e tij në Facebook.

Bulliqi ka treguar se çfarë po bëjnë hakerët me llogarinë e tij.

Ai ka thënë se ata janë duke kërkuar para nga profili i tij dhe duke dërguar mesazhe të ndryshme “jo etike”.

Më tej, Bulliqi ka kërkuar nga organet e rendit urgjencë në trajtimin e këtij rasti.

Shkrimi i tij:

Ata që kanë hakuar llogarinë time në facebook, siç po më njoftojnë miqtë, janë duke kërkuar para nga llogaria ime, por edhe duke dërguar mesazhe të ndryshme jo etike.

Të gjithë miqve të facebook-ut, që po marrin mesazhe të ndryshme nga llogaria ime u kërkoj që t'i injorojnë ato dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi.

Nga organet e rendit kërkoj që rastin ta trajtojnë me urgjencë, të identifikohen keqbërësit dhe të dënohen.

Lajme të ngjashme