“Pasha ni zot...” – Rron Gjinovci i sulet Prokurorisë pas aktakuzës ndaj Donika Gërvallës
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka reaguar ashpër pasi Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Donika Gërvallës lidhur me deklarimin e pasurisë.
Gjinovci ka thënë se kjo aktakuzë po vjen në kohën kur siç tha, “jena në luftën ma të madhe për shtetësinë e Kosovës”.
Sipas tij, Prokuroria është mega-profesionale ose e dirigjuar nga Serbia.
Postimi:
Prokuroria ngritë akuzë ndaj njeriut të dytë të Qeverisë së Republikës dhe shefit kryesor të diplomacisë së Republikës pêr mosdeklarim të pasunisë. Kur? Në situatën kur jena në luftën ma të madhe për shtetësinë e Kosovës që prej 1999.
Këtu janë dy mundësi:
1. Ose prokuroria e Kosovës është super mega profesionale;
2. Ose është e dirigjume prej Serbisë.
Tjetër mundësi nuk ka pasha ni Zot 🤷♂️