Pas zhvillimeve në veri, avokati Rudari propozon që të formohet Policia rezervë - NACIONALE

Pas zhvillimeve në veri, avokati Rudari propozon që të formohet Policia rezervë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Naim Rudari ka propozuar që të formohet Policia rezervë e Kosovës.

Sipas tij, ajo do të përbëhej nga persona që kanë përvoja të ndryshme policore e ushtarake.

Rudari ka deklaruar se protestuesit në veri, nuk janë qytetarë të zakonshëm për strukturë e përgatitur.

Postimi:

Këto pamje të protestuesve në pjesën veriore të Mitrovicës nuk janë të qytetarëve të rëndomtë.

Pra, bëhet fjalë për struktura të pergatitura e të organizuara për sulme të tilla.

Policinë e Kosovës do ta ndihmonte shumë formimi i Policisë rezervë (ashtu siç është rregulluar me Ligjin për Policinë), e cila do të përbëhej nga ata që kanë përvoja të ndryshme policore, ushtarake etj

Lajme të ngjashme