Edhe LDK me shkollë politike, e quajnë “Ibrahim Rugova” - NACIONALE

Edhe LDK me shkollë politike, e quajnë “Ibrahim Rugova”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhje Demokratike e Kosovës njofton se ka nisur shkollen politike brenda partiake “Ibrahim Rugova”

Në lidhje me këtë ka njoftuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka njoftuar se LDK fton të gjithe të rinjët dhe të rejat nga mosha 18 deri në 25 vjeçare, që të bëhën pjesë e ligjerimeve politike në këtë shkollë.

Shkolla Politike 'Ibrahim Rugova' po nis.

Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështetur nga NDI, USAID dhe SDC, fton gjithë të rinjtë e të rejat nga mosha 18 deri në atë 25 vjeçare, të bëhen pjesë e ligjërimeve politike në këtë shkollë.

Nëpërmjet një kurikule dy mujore, të ndarë në 10 ligjërata, këtu, në Selinë Qendrore të LDK-së, ju do të mësoni për të djathtën, për Republikën, Rugovizmin, ekonominë e tregut, shtetin, institucionet shtetërore e ato ndërkombëtare”, shkruan Abdixhiku.

Tutje, ai njofton shkurtazi se çfarë dhe kush do të lirgjeojë në shollën politike “Ibrahim Rugova”.

Do të mësoni dhe për kampanjen e aktivizimin partiak, sikurse dhe për programin tonë politik ‘Rruga e Re’.

Nga ligjëruesit tanë më të mirë, ju do të merrni jo vetëm njohuritë thelbësore politike, por nëpërmjet mysafirëve të shumtë të jashtëm pjesë e këtyre ligjëratave, ju do të njiheni dhe me përvojën e tyre të pasur”, shkruan Abdixhiku.

I pari LDK-së ka bërë të ditur edhe datën se kur do të nisin ligjerimet.

Të 20 studentët e përzgjedhur në kë klasë të parë do të nisin ligjërimet që nga muaji nëntor i këtij viti.

Bëhuni pjesë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike 'Ibrahim Rugova'.

Suksese në aplikim, dhe ju mirëpresim”, tha ai.

Lajme të ngjashme