Pas vrasjes së Nasrallahut, Hezbollahu e zgjedh udhëheqësin e ri
Grupi libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ka vendosur që nënsekretarin e përgjithshëm, Naim Qassem, ta emërojë udhëheqës.
Vendimi u mor të martën, raporton agjencia “Reuters”. Qassem do ta udhëheqë grupin pas vrasjes së kreut të mëparshëm, Hassan Nasrallah.
Nasrallahu u vra muajin e kaluar gjatë një sulmi ajror izraelit në kryeqytetin libanez, Bejrut. Përgjegjësinë për vrasjen e tij e ka marrë ushtria izraelite.
Nasrallahu e kishte arritur kulmin e popullaritetit pas luftës me Izraelin më 2006.
Si udhëheqës i grupit për më shumë se 30 vjet, ai përshkruhej shpesh si figura më e fuqishme në Liban, edhe pse nuk kishte mbajtur kurrë ndonjë post publik.