Pas vendimit të presidentes Osmani, KQZ pezullon të gjitha aktivitetet për përgatitjen e zgjedhjeve në veri - NACIONALE

Pas vendimit të presidentes Osmani, KQZ pezullon të gjitha aktivitetet për përgatitjen e zgjedhjeve në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të dielën në mbledhjen e saj, për pezullimin e të gjitha aktiviteteve për pergaditjën e zgjedhjeve në veri të vendit , ky vendim ka ardhur pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani, për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimn e datës së re për mbajtjen e tyre.

Ketë e ka konfirmuar zedhënesi i KQZ-së, Valmir Elezi.

"Mund t’ua konfirmoj se pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor", ka thënë Elezi

Sipas Elezit, KQZ-ja, u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve në veri.

"Po ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023”, tha Elezi.

Lajme të ngjashme