Pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPM-së, Kosova përmirëson renditjen në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij - NACIONALE

Pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPM-së, Kosova përmirëson renditjen në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Kosova ka përmirësuar renditjen në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij.

Përmes një reagimi, AGK ka vlerësuar se një gjë e tillë është bërë e mund pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPM-së.

Sipas raportit të publikuar të enjte, Kosova renditet në vendin e 84-të në botë, me 55.89 pikë, 3 më shumë se një vit më parë.

“Rregullatori joefektiv i mediave, Komisioni i Pavarur për Media (KPM), ishte subjekt i një reforme legjislative, e cila u shpall jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në raport.

Raporti ka tërhequr vëmendjen që shumë gazetarë janë subjekt i padive SLAPP nga grupe biznesesh dhe politikanë.

Raporti vjetor vë në pah se gazetarët vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre përkundër sulmeve politike.

“Edhe pse gazetarët me sukses punojnë për t’i mbajtur politikanët përgjegjës, ata vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike. Edhe pse gazetarët e kanë besimin e shoqërisë, mediat e pavarura dhe gazetarët investigativë janë shumë shpesh target i ofendimeve dhe lajmeve të rreme në media sociale. Ata akuzohen pa të drejtë se ‘punojnë për armikun’, një retorikë që përdoret nga grupe politike dhe religjioze”, thuhet në raport.

Ndër të tjera, raporti ndikimet politike të Qeverisë në RTK.

“Para zgjedhjeve në fillim të vitit 2025, disa media private u targetuan për bojkot nga qeveria, e cila gjithashtu e kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK”, është thënë në raporti.

Lajme të ngjashme