Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar - NACIONALE

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, i cili dyshohet për rastin e humbjes së jetës së një punëtori.

Policia ka treguar se punëtori ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku ka qenë duke punuar.

Në raporton 24 orësh të policisë është thënë se rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Lidhur me rastin e lartcekur në vendin e ngjarjes ka dal ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë.

Lajme të ngjashme