Pas takimeve gjatë vizitës së fundit në ShBA, Haradinaj pranon letër nga kongresisti amerikan - NACIONALE

Pas takimeve gjatë vizitës së fundit në ShBA, Haradinaj pranon letër nga kongresisti amerikan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njofuar se ka pranuar letër nga kongresisti amerikan, Zach Nunn, pas vizitës në ShBA.

Ai ka thënë se partneriteti i Kosovës me ShBA-të është i përhershëm dhe strategjik.

“Partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i përhershëm dhe strategjik. Takimet gjatë vizitës së fundit në SHBA me kongresistë, senatorë, në Pentagon dhe Departamentin e Shtetit, janë dëshmi po aq sa edhe kjo letër që kam pranuar sot nga kongresisti Zach Nunn.

Marrëdhëniet me shtetin e Ioëa-s, sidomos në përkrahjen për themelimin e ushtrisë dhe përfshirjen në trajnime e përgatitje të rëndësishme, janë raporte të shkëlqyera që reflektojnë forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy popujve tanë!

Pas çlirimit, pavarësisë dhe themelimit të Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti dhe misioni im politik dhe jetësor” – ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme