Pas sulmit nga gjyshi i radikalizuar, Rrahman Jasharaj intervistohet nga Policia - NACIONALE

Pas sulmit nga gjyshi i radikalizuar, Rrahman Jasharaj intervistohet nga Policia

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Para pak minutave zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë qëndruar në zyrat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), aty ku kanë intervistuar kryetarin e Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj.

Burimet e Nacionales kanë bërë me dije se dy zyrtarë policorë kanë shkuar në BSPK për ta intervistuar Rrahmanajn për rastin e tentim-sulmit të djeshëm ndaj tij.

Përderisa personi që ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar.

Lajmin se personi që e ka sulmuar Jasharajn është dërguar në mbajtje e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diskutuar për grevën.Një gjysh i një nxënëse kishte tentuar ta sulmojë Jasharajn.

Lajme të ngjashme