Pas Shqipërisë, Erdogan shkon në Serbi
Dje presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, qëndroi në Shqipëri, ku lidhi disa marrëveshje bilaterale dhe mori pjesë në përurimin e xhamisë së “Namasgjasë”.
Sot Erdogan do të qëndrojë në Serbi, ku pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç raporton Danas, gjatë vizitës, Erdogan do të marrë pjesë në një mbledhje të përbashkët me Vuçiqin.