Pas reshjeve, në disa zona uji ende nuk nuk mund të pihet
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas analizimit të ujit nga sistemet publike, në disa zona uji nuk mund të pihet.
Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se të premten ka kryer analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga të cilat kanë dalë këto rezultate:
Rajoni i Prishtinës
Fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe.
Fabrika e ujit në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht, cilësia e ujit është brenda standardeve.
Rajoni i Prizrenit
Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit është lëshuar vetëm për nevoja teknike. Burimet e tjera, si Cvilen dhe Soz, uji është brenda standardeve.
Në Suharekë dhe Dragash uji është brenda standardeve.
Në Malishevë uji përdoret vetëm për nevoja teknike.
Rajoni i Gjilanit
Në qytetin e Gjilanit uji është brenda standardeve.
Në Kamenicë, Viti dhe fshatrat Makresh, Ropotovë, Ranillug dhe Berivojcë vlerat e turbullirës janë të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Pejës
Në qytetin e Pejës dhe Istogut uji është brenda standardeve.
Ujësjellësi Deçan, Junik, Klinë furnizimi me ujë është vetëm për përdorim teknik.
Mbivada dhe Vrella me turbullirë, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.
Burimi i Jarines, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike
Rajoni i Ferizajt
Uji është i pijshëm - brenda standardeve.
Rajoni i Gjakovës
Furnizimi me ujë nga rrjeti KRU Gjakova është i sigurtë për pije.
Hoqa e Madhe, Opterusha, Zaqishta vlera të rritura të turbullirës, uji nuk është i pijshëm.
Rajoni i Mitrovicës
Uji përdoret vetëm për nevoja teknike.