Pas raportimit të “Nacionales”, Munishi e përmirëson shpejt gabimin elementar në gjuhën angleze
Trajneri i futbollit, Ismet Munishi, e ka përmirësuar gabimin elementar në gjuhën angleze pak minuta pas raportimit të gazetës “Nacionale”.
Fillimisht, Munishi në rrjetin “Facebook” kishte shkruar “Men of the match” (“Njerëzit e ndeshjes”), duke iu referuar një gjyqtari të futbollit, i cili gjykoi një ndeshje mes Real Madridit dhe Bayernit.
Disa minuta pas raportimit të gazetës “Nacionale” për këtë gabim elementar, Munishi e përmirësoi atë, duke shkruar “Man (Men) of the match”, mbase duke aluduar në mënyrën se si shqiptohet ky emër i gjuhës angleze.
Real Madridi u eliminua nga Bayerni në garën e Ligës së Kampionëve për shkak të rezultatit të përgjithshëm.
Munishi njihet si tifoz i klubit spanjoll.