Pas protestave, Kina i zbut masat e rrepta kundër Covid-19
Pas protestave kundër kontrolleve të rrepta, Kina ka vendosur të zbusë disa prej politikave më të ashpra për ta luftuar COVID-19 – ndër to edhe detyrimin e njerëzve të futen në kampe të karantinës, raporton BBC.
Personat e infektuar me koronavirus tash e tutje mund të izolohen në shtëpi në vend se të shkojnë në kampe izolimi, në rast se kanë simptoma të buta apo nuk kanë simptoma.
Sipas raportimeve, qytetarët po ashtu nuk kanë nevojë më të shfaqin teste për shumicën e arenave. Por testi PCR nevojitet për shkolla e spitale.