Pas përfundimit të protestës paqësore, qytetarët e Skenderajt pastrojnë vendin ku qëndruan - NACIONALE

Pas përfundimit të protestës paqësore, qytetarët e Skenderajt pastrojnë vendin ku qëndruan

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Qytetarët e Skenderajt dje kanë treguar një akt të lart qytetarie.

Pas përfundimit të protestës paqësore në mbështetje të kryetarit të tyre, Sami Lushataku, ata pastruan vendin ku kishin protestuar.

Me të dal nga stacioni policor Sami Lushtaku, ku u intervistuar lidhur me incidentin e të enjtes, një numër i qytetarëve morën qeset dhe fshesat duke larguar të gjitha mbeturinat nga ai vend.

Një veprim i tillë i ka bërë përshtypje sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka duartrokitur drenicasit për një veprim të tillë.

“Pas përfundimit të protestës paqësore, qytetarët e Skenderajt pastrojnë qytetin e tyre. Çfarë qytetarie ❤️ Drenicë, je zemër e madhe”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook.

Lajme të ngjashme