Pas Pecit, edhe Bajqinovci detyrohet që shpejt ta ndryshojë shkrimin pas raportimit të “Nacionales”
Njësoj si ministri Faton Peci para tri ditëve, edhe deputeti i Lëvizjes Vetëdvendosje, Mefail Bajqinovci, u detyrua që ta ndryshonte shkrimin për të përmirësuar një gabim për të cilin kishte raportuar gazeta “Nacionale”.
Bajqinovci e përmirësoi emrin “Policinë”, pasi fillimisht e kishte shkruar “Policin”.
Gazeta "Nacionale" raportoi për këtë gabim të deputetit të pushtetit në orën 14 e 9 minuta, ndërsa deputeti e përditësoi shkrimin 20 minuta më vonë, më saktësisht në orën 14 e 29 minuta, sipas të dhënave për ndryshimin e tekstit, që i ofron rrjeti “Facebook”.
Megjithatë, ministri Peci të martën ishte treguar më i shpejtë në përmirësimin e një gabimi. Ai e bëri këtë vetëm gjashtë minuta pas raportimit të “Nacionales”.