Pas Osmanit, von der Leyen i shkon Kurtit në takim
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka arritur në Qeveri, ku ka nisur takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli sjell pamjet nga ky zhvillim:

Kurti shihet se pranë ka edhe dy zëvendëskryeministrat, Donika Gërvalla e Besnik Bislimi.

Ndërkohë, gjatë një konference për media me presidenten Vjosa Osmani, presidentja e KE-së u shpreh.
“Është shumë me rëndësi që të punojmë së bashku, mirëpresim hapjen e kufirit dhe progresi në CEFTA. Bazuar në këta hapa, duhet të bëjmë të tjerë, që të arrijmë në një pikë ku të jemi në një gjendje të heqim të gjitha masat, kjo do të na ndihmojë që të bindim shtetet anëtare, dhe ato duhet të japin pëlqimin për secilin hap, ne të dyja jemi shumë të vendosura që të gjejmë të gjitha mënyrat, mjetet, hapat që të ecim përpara.” – tha von der Leyen, transmeton Nacionale.