Pas Osmanit, dy sentorët amerikanë i shkojnë në zyrë Kurtit
Senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot po e vizitojnë Kosovën, ku pritet të takohen me liderët institucionalë të Kosovës. Tashmë ata e kanë përfunduar takimin me presidenten kosovare, Vjosa Osmani.

Siç mund të shihet në fotografi, dy senatorët amerikanë janë hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohen me kryeministrin Albin Kurti.
