Pas njohjes nga Kenia dhe Sudani, Gërvalla flet për ‘punë kolosale’ të qeverisë në largim
Pas katër vitesh me praktikisht zero rezultate në fushën e diplomacisë, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, doli në plan të parë për të kapitalizuar politikisht mbi dy njohjet më të fundit të shtetësisë së Kosovës – nga Kenia dhe Sudani.
Megjithëse këto njohje erdhën si rezultat i diplomacisë së ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe presidentes aktuale Vjosa Osmani, Gërvalla u përpoq ta paraqesë momentin si sukses të ish-qeverisë Kurti.
“Njohjet nuk vijnë vetëvetiu, njohjet vijnë si kurorëzim i një pune të përbashkët dhe pune kolosale. Çka ka rëndësi kur erdhën, është e rëndësishme që erdhen.”
Ajo vazhdoi duke bërë një deklaratë të pavertete duke thene se njohjen “erdhen gjatë këtij mandati”.