Pas një mosmarrëveshje, një person i godet me veturë tre persona të tjerë në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka goditur me veturë tre persona të tjerë në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ai dyshohet se i godit për shkak të një mosmarrëveshje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fushë Kosovë 10.03.2024-11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte godit me veturë tre viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.