Pas mosmarrëveshjes e sulmoi me mjet të fortë viktimën, arrestohet i dyshuari
Në Ferizaj ka ndodhur një sulm fizik, që nga Policia e Kosovës është konsideruar si “lëndim i rëndë trupor”.
Një burrë, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar një burrë tjetër me mjet të fortë.
Tashmë i dyshuari është arrestuar.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Ferizaj 18.10.2024-12:40 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të fortë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.