Pas Monakos, Gërvalla udhëton për në Andorrë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se pas Monakos, ka vazhduar udhëtimin për një vizitë zyrtare në Andorra.
Simbas njoftimit të MPJD-së, Gërvalla do të zhvillojë takime me krerë të lartë shtetërorë të Andorrës.
“Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë”, njofton zyra për informim e MPJD-së.
“Vizita e ministres Gërvalla në Andorra është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve, rritjen e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët”, thuhet në këtë njoftim.