Pas lëshimit të sirenave helikopterët e KFOR-it patrullojnë mbi komunat e veriut
Është raportuar se në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut, janë lëshuar sirenat të e alarmit. Kjo për shkak se policia bashkë me anëtarët e KQZ-së kanë hyrë me forcë në objektin e komunës.
Mediumi serb nga Kosova, Kosova-Online, ka raportuar se janë parë forca të shtuara të EULEX-it si dhe raportohet se helikopterët e KFOR-it, janë duke patrulluar mbi këto komuna.
Sot ishte e planifikuar që të vendoseshin anëtarët e komisionit nëpër zyret e tyre. Nuk dihet nëse operacioni i tyre deri tash është kryer me sukses. Nacionale po provon të kontaktojë me organet kompetente për të marrë më shumë informacione.
Redaksia deri në këtë moment nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionet mbi shpërthimet në këtë qytet