Pas lajmit për kërcënim me bombë, rifillon koncerti i Ramë Lahajt - NACIONALE

Pas lajmit për kërcënim me bombë, rifillon koncerti i Ramë Lahajt

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Koncerti i tenorit të njohur Ramë Lahaj, u ndërpre ende pa filluar mirë pas një alarmi për bombë.

Por tani, është bërë e ditur se koncerti, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë ka rifilluar.

Pas alarmit të mëhershëm për bombë, të pranishmit në koncert u detyruan të dalin jashtë derisa policia bëri kontrollin e vendit.

Lajmi se koncerti ka rinisur është bërë i ditur nga Rron Gjinovci përmes një statusi në Facebook, ku i njejti ka ndarë edhe disa momente nga shfaqja.