Pas Kurtit e Konjufcës, Hovenier i shkon në zyrë edhe presidentes Osmani
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
E pranishme, ka qenë edhe drejtoresha për Evropën jugore dhe qendrore në DASh, Collen Hyland.
“Në takim, Presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, si dhe u fol për format konkrete të avancimit të partneritetit e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” – thuhet në njoftimin e presidencës.
Vlen të theksohet se mëngjesin e sotëm, Hovenier i shkoi në zyrë edhe kryeministrit Albin Kurti.
Po ashtu, më herët, u raportua se ambasadori amerikan dhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-it, kanë takuar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.