Pas kritikave të ashpra nga Kurti, Chollet dhe Escobar darkojnë me Lajçakun: Jemi në një linjë
Disa orë pasi që kryeministri Kurti drejtoi kritika të ashpra për emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ky i fundit ka darkuar me zyrtarë të lartë amerikanë.
Lajçak ka njoftuar se ka darkuar me Derek Chollet dhe Escobar në New York.
“Kishim darkë mes miqsh të mirë në Nju Jork me Derek Chollet dhe Gabriel Escobar. Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.
Had dinner among good friends in New York with @CounselorDOS Derek Chollet and DAS Escobar. Always useful to reconfirm that we share the same reading of the situation in the Western Balkans and are on the same line regarding the way forward. pic.twitter.com/6xmlc6ACG0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 19, 2023