Pas kapjes nga policia, vdes i dyshuari për sulmin masiv në Kanada
I dyshuari për sulmin masiv me dhjetë të vdekur e 19 të plagosur në Kanada ka vdekur, pasi është kapur nga policia.
Myles Sanderson, 32 vjeç, përjetoi “stres mjekësor” pas arrestimit në një autostradë në provincën Saskatchewan pas ndjekjes në shpejtësi të lartë dhe vdiq më vonë, tha policia.
Autoritetet nuk dhanë hollësi, por një zyrtar i paidentifikuar tha më herët se Sanderson-i vdiq nga plagët e vetëshkaktuara.
Dhjetë persona të plagosur po qëndrojnë ende në spital. Tre prej tyre janë në gjendje kritike, shkruan BBC, përcjell Nacionale.
Nuk është e qartë se cili është motivi për sulmin e së dielës, ku u krijuan 13 skena krimi. Të dy të dyshuarit, Mules dhe Damien Sanderson, kanë vdekur.
Policia e gjeti trupin e Damien-it të hënën dhe po zhvillon hetime për të zbuluar nëse ai është vrarë nga vëllai i vet.