Pas kafesë me Kurtin, Konjufca me mesazh: Kurse energjinë
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka takuar sot gjatë ditës kryeministrin Albin Kurti, e me të cilin kanë pirë nga një kafe nën rrezet e diellit.
E pas këtij takimi, Konjufca ka bërë një hap. Ai vendosi të ndryshojë fotografinë e “cover”-it në profilin (faqen) e tij zyrtare në Facebook.
Konjufca nëpërmjet fotografisë ka dërguar një mesazh të qartë për të kursyer energjinë.
I pari i Kuvendit, që është një nga më të votuarit në zgjedhjet 14 shkurtit të 2021, vazhdimisht ka përdorur “cover”-in e tij për të dërguar mesazhe tek qytetarët.
Para se të theksonte nevojën për kursim të energjisë, ai, nëpërmjet fotogorafisë, kishte ftuar për t’u vaksinuar.