Pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, Rizvanolli takohet me ambasadoren e Kanadasë - NACIONALE

Pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, Rizvanolli takohet me ambasadoren e Kanadasë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasi për tri orë rresht u intervistua nga Prokuroria Speciale, Ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli, priti në takim ambasadoren kanadeze në Kosovë, Jessica Blitt.

Simbas njoftimti të saj, Qeveria e Kanadasë po përkrah vendin në zhvillim të një strategjie të re për minierat dhe modernizimin e teknologjisë në Trepçë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të mirëpres Ambasadoren e Kanadasë, Zonjën Jessica Blitt, së bashku me Zëvendësminstrin Getoar Mjeku. Qeveria e Kanadasë po përkrah Ministrinë e Ekonomisë, me një eksperte të fushës së minierave, e cila do të vazhdojë të kontribuojë gjatë muajve në vijim, ndërsa fillojmë përgatitjet për zhvillimin e strategjisë së re të minierave dhe modernizimin e teknologjisë në Trepçë.

E falënderova Ambasadoren Blitt për këtë dhe për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer, i cili padyshim që do të vazhdojë dhe do të thellohet gjatë mandatit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme