Pas gjobës nga AIP, KESCO fillon shprëndarjen e faturave në zarfe
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike ka njoftuar se është duke i shpëndarë faturat në zarfe, por sipas saj po hasin në probleme.
KESCO ka thënë se këtë praktikë e kanë provuar që nga muaji Maj por mungesat si e kutive postare, numri i shtepive etj, po e vështirësojnë këtë proces.
“Kjo fromë e re e shpërndarjes së faturave pa dyshim që po has në shumë vështirësi për ta implementuar në plotni. Një nga pengesat kryesore, është mungesa e kutive postare, mungesa e adresave dhe numri identifikues i shtëpive apo objekteve banesore. Këto po e vështirësojnë tejmase procesin e dorëzimit të faturave. Futja në zarfe e të gjitha faturave, përpos pengesave në terren, po ngadalëson edhe komplet procesin e leximit dhe faturimit.Të gjitha këto rrethana e bëjnë të domosdoshme marrjen në konsideratë të ndonjë alternative tjetër, ku esencial do të ishte bashkëpunim ndërinstitucional që të gjendet zgjidhja sa më e mirë dhe sa më efikase, benefitet e të cilave do ti korrnin konsumatorët fundor.”, ka njoftuar KESCO në një komunikatë për media.
Kjo komunikatë vjen pasi KESCO ishte gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për mosimplementim të vendimit për shprendarjen e faturave në zarfe.