Pas aktakuzës reagon Dedaj: Poshtë stalinizmi - NACIONALE

Pas aktakuzës reagon Dedaj: Poshtë stalinizmi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës Gazeta Nacionale ka raportuar se është ngritur aktakuzë ndaj ish-Ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë Veriore Gjergj Dedaj, për kërrcënimet që ky i fundit dyshohet t’i ketë bërë ndaj Presidentes Osmani.

Dedaj ka thënë se ky është keqperdorim i pushtetit për të përndjekur kundërshtarët politik.

“Keqëpërdorimi i pushtetit, për të përndjekur kundërshtarët politik, është KRIM!

Poshtë shpifjet, linçimet, diskriminimi, shantazhimi dhe përndjekjet politike stalinisto bolshevike në Kosovë, mbi baza politike, ideoligjike, gjinore, rajonale, partiake, etnike dhe fetare!”- ka thënë ai.

Lajme të ngjashme