Pas AAK-së, edhe PDK-ja letër Kurtit: Zhvillimet në veri janë shumë shqetësuese
Pas AKK edhe Paria Demokratike e Kosovës i ka shkruar letër Kurtit lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.
Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka publikuar letrën ku thuhet se zhvillimet e fundit në veri të vendit janë shumë shqetësuese dhe sipas tyre, cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës.
Ai ka thënë se në këtë situatë, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm, pasi siç thotë ai epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident.
Tutje në letër thuhet se një prej detyrave themelore të Qeverisë ëstë që të mundësojë vazhdimin e funksionimit të institucioneve, si dhe ta vazhdojë zbatimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit.
“Në këtë situatë, kur shtyllat kryesore të funksionimit normal të komunave të pjesës veriore janë sabotuar dhe nxjerrë jashtë funksionit, konsideroj se një prej detyrave themelore të qeverisë sot është që të mundësojë vazhdimin e funksionimit të institucioneve, si dhe ta vazhdojë zbatimin e sovranitetit në tërë territorin e vendit”, shkruan ndër të tjera në këtë letër.
“Për t'i shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, sot i kam dërguar një letër Kryeministrit Kurti, të cilën këtu mund ta lexoni të plot”, thuhet në postimin e Krasniqit.