Pas 8 ditësh i zhdukur, Dimal Basha shihet në Komisionin për Arsim
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, pas 8 ditësh që ishte zhdukur, sot është shfaqur në Komisonin për Arsim.
Basha prej ditës kur iu bë publike suksesi i dobët i shkollës së mesme e deri më sot nuk është paraqitur askund, as në profilin e tij në rrjetet sociale.
Deputeti Basha sot është parë në mbledhjen e Komisonit për Arsimi, ku po raporton kryetari i Sindikatës për Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj.
Basha kishte qenë mjaft i zëshëm edhe në kundërshtim të Grevës së Përgjithshme të mësimdhënësve, duke e cilësuar Rrahman Jasharajn si “analfabet”. Ai nuk kishte publikuar asnjë dëftesë shkollore të Jasharajt për të mbështetur pretendimet e tij.
