Partia e Dritan Abazoviqit kundërshton fjalët e Gjukanoviqit për rrëzim të Qeverisë
Partia e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq janë shprehur se nuk ka shumicë për ta rrëzuar Qeverinë.
Sipas partisë “Ura” ata besojnë që Parlamenti i Malit të Zi dhe partitë në të do të dinë të përcakothen në mënyrën e duhur sipas një politike shtetërore të përgjegjshme dhe racionale kundër intolerancës.
“Ne besojmë se Parlamenti i Malit të Zi dhe partitë në të do të dinë të përcaktohen në mënyrën e duhur sipas një politike shtetërore të përgjegjshme dhe racionale kundër intolerancës, tensioneve të pabaza, problemeve dhe ekstremizmit”, thuhet në njoftimin e partisë së Abazoviqit.
Pozdravljamo potpisivanje Temeljnog ugovora i rješavanje ovog decenijskog pitanja kojem je neosnovano pridat ogroman značaj. 1/
— Građanski pokret URA (@pokretura) August 3, 2022