Parlamenti Evropian: Mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi dëmton besueshmërinë në BE-në
Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë këtë të enjte ku specifikisht shkruan se besueshmëria në Bashkimit Evropian “dëmtohet” nga mungesa e suksesit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se ekziston një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.
Siç e ka cituar Radio Evropa e Lirë, PE-ja në atë rezolutë gjithashtu i paralajmëron Kosovën dhe Serbinë edhe për pasoja nëse mungon zbatimi i marrëveshjeve të dialogut.
“Ftojmë BE-në që të miratojë një qasje të re në ndërmjetësimin mes palëve në mënyrë që të tejkalohet ngecja aktuale. Rikujtojmë se dështimi i këtij dialogu po ashtu do të reflektojë në rolin e BE-së si një faktor i besueshëm në politikën e jashtme”, thuhet në tekstin e këtij raporti.