Paris Guri i LDK-së: I nderuar kryeministër mos e shëno ditën e rinisë - NACIONALE

Paris Guri i LDK-së: I nderuar kryeministër mos e shëno ditën e rinisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri përmes një video ka treguar përse të rinj po ikin nga Kosova, duke numëruar disa nga skandalet e Qeverisë Kurti.

Guri në ditën Botërore të Rinisë, Guri i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke i thënë që mos ta shënon ditën e rinisë.

“I nderuar kryeministër mos e shëno ditën e rinisë, mirëpo 364 ditë të tjera mos vjedhni, mos e shkelni kushtetutën, mos i mbyllni mediat, mos i punësoni familjarët në institucione, mos vjedhni në rezerva shtetërore, mos u koordinoni me terroristin serb, shkarkojeni ambasadorin që po i merr miliona nga Serbia.” – ka thënë Guri përmes një video të publikuar në Facebook.

Ai tutje ka thënë se shpreson që vitin tjetër kushtet për të rinj do të jenë shumë herë më të favorshme.

Me shpresë që vitin tjetër kushtet për ne do të jenë shumë herë me të favorshme; polarizim shqetësues shoqëror nuk do të ekzistojë, e bashkërisht do të punojmë për vendin; për Kosovën tonë që e duam aq shumë.” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme