Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë: Ktyne nuk ua nin për neve - NACIONALE

Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë: Ktyne nuk ua nin për neve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka protestuar para objektit të Qeverisë.

Nën moton “Ktyne nuk ua nin për neve”, ata kanë mbajtur në duar disa pankarta, si mesazh për kryeministrin Albin Kurti.

“Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim.” – shkruhej në disa prej pankartave.

Ndërkaq, prej atje, ka folur edhe kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, e cila ka thënë se Qeveria nuk e ka prioritet rininë.

“Vetëm në dy vitet e fundit janë larguar rreth 100 mijë të rinjë nga Kosova. Të rinjtë në Kosovë, çdo ditë po ballafaqohen me kosto të lartë të jetesës, mungesë të infrastrukturës së nevojshme për të zhvilluar veprimtaritë e tyre, mungesë të vendeve të reja të punës etj.” – deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme