Parim Olluri: Prokurori Rasim Maloku po e palavitë dhëndrin e Liburn Aliut
Gazetari Parim Olluri ka përmendur lidhjet familje të asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu, i cili është arrestuar sot në aksionin Brezovica, me ministrin e Infrastrukturës, Libun Aliu.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prokurori Rasim Maloku është duke e palavitur dhëndrin ministrit Liburn Aliu.
“Prokurori Rasim Maloku është kah ia palavitë dhandrrin ministrit Liburn Aliu. Dy bastisje brenda vitit. Nuk është kah e di prokurori që ka ndodh një ndryshim i madh më 14 shkurt. Ekziston rreziku që Maloku mos me kalu Vettingun. Qofsha i gabuar!”, ka shkruar ai.