Parashkroi 152 lëndë gjyqësore, degradohet përhershëm gjyqtari Luan Berisha
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka nxjerrë një vendim për degradimin e përhershëm të gjyqtarit Luan Berisha, që është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.
Betimi për Drejtësi shkruan se “degradimi gjykatësit Berisha ka ardhur si pasojë e parashkrimit të 152 lëndëve gjyqësore dhe janë 214 lëndë që për shkak të periudhës së gjatë të kaluar pa ndërmarrë asnjë veprim pritet që të nxjerrën vendime për parashkrim”.
“Nga kjo gjendje në total prej katër viteve 2013, 2014, 2015, 2016 subjektit të hetimit i janë parashkruar 152 lëndë gjyqësore dhe janë 214 lëndë që për shkak të periudhës së gjatë të kaluar pa ndërmarrë asnjë veprim pritet që të nxjerrën vendime për parashkrim”, citohet vendimi i KGJK-së.