Parashikimi për të martën: diell, vranësira dhe mundësi për shi lokal
Të martën, më 16 qershor, në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pasdites vranësirat mund të shtohen në disa zona, ku priten reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
Këto zhvillime do të jenë të izoluara dhe nuk pritet ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.