Parashikimi i motit për të dielën
Gjatë ditës së diel dhe të hënës pritet mbizotërim i mjegullës në ultësirat e vendit, me gjasa të mëdha që ajo të mbetet e pranishme edhe gjatë orëve të ditës, duke kufizuar dukshmërinë dhe rrezatimin diellor. Në këto zona, moti do të jetë më i ftohtë dhe kryesisht i zymtë.
Ndryshe paraqitet situata në zonat kodrinoro-malore, ku parashihen kushte më të favorshme atmosferike, me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditës.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -2°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet, në zonat e mbuluara me mjegull, do të mbeten të ulëta, kryesisht ndërmjet 1°C dhe 4°C. Në zonat me më shumë kthjellime, temperaturat mund të arrijnë lokalisht deri në 7°C ose 8°C.