Parashikimi i motit për të dielën
Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojne mundesi te vogla qe ne disa zona te kufizuara te kete riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 22-26°C. Do të fryjë erë nga perëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s.