Parashikimi i motit për sot në Kosovë: Në viset malore riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas IHMK-së, në viset malore vranësirat parashihen të sjellin edhe riga të dobëta shiu.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 21 gradë Celsius, ndërkaq ato minimale deri në 10 gradë Celsius
“E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat në viset malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.” – thuhet në njoftim.
Njoftimi: