Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës parashikon që sot në vendin tonë të mbajë mot i ngjashëm me atë të ditës së djeshme.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius ndërsa maksimalet e temperaturave pritet të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.” – thuhet tutje.