Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Sot në Kosovë pritet të ketë vranësira të dendura dhe të cilat mund të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.