Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
Ka disa ditë që ne vendin tonë po vazhdojnë të bien reshje të shiut dhe mot me vransira. E tillë pritet të jetë edhe kjo javë, me rritje të pjesshme të temperaturave.
Gjatë ditës së sotme pritet të ketë vranësira e interval me diell me mundësi të rigave të shiut gjatë orëve të pasdites.
Kurse të martën temperaturat do të fillojnë të ngrihen ku dita do të karakterizohet kryesisht me diell. Ndërsa të martën do të jetë mot kryesisht me diell e më ngrohtë ku pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullimë.
Ndërsa temperaturat më të larta priten të shënohen ditën e mërkurë të datës 8 shtator ku moti përshkruhet shumë i ngrohtë e kryesisht me diell. Ndërsa orëve të pasdites me vransira kalimtare.
Kurse paraditja e të enjëtës karakterizohet me mot vranësira të pjesshmë me një pasdite me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullimë.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 12C deri 15C, e maksimalet nga 24C e 25C, ditën e hënë, shënojnë rritje deri në 28C e 29C ditën e enjte.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s, e nga dita e enjte prej jugu dhe jugperëndimi 4-9m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale përreth vlerave normal