Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim - NACIONALE

Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i ngjashëm pritet që të marrë edhe gjatë pesë ditëve në vijim.

IHMK përmes një komunikate për media, ka bërë të idtur se temperaturat minimale do të jenë mes 9 deri në 15 gradë Celsius.

Ndërsa, ato maksimale do të livizin nga 27 deri në 33 gradë Celsius.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të vijoj edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit me presion të lartë atmosferikë. Të premten parashihet një çrregullim i përkohshëm i parametrave meteorologjik duke krijuar kushte për ndonjë rigë, por që temperaturat e larta mbi 30 gradë do të vazhdojnë edhe për javën tjetë, me tendencë të rritjes. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.”

“Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.”